Të shtrengohen masat/ Mjekët në Gjermani: Rrezikohemi nga një valë e tretë

Të shtrengohen masat/ Mjekët në Gjermani: Rrezikohemi nga një valë e tretë

15:48, 15/03/2021

Mjekët që punojnë në pavijonet e kujdesit intensiv e kanë paralajmëruar qeverinë e vendit që duhet të bëhet një shtrëngim emergjent i masave.

Ata këshillojnë që të kthehet karantina e pjesshme në mënyrë që të shmanget një valë e tretë e koronavirusit.

Christian Karagiannidis, drejtuesi i Regjistrit të kujdesit intensiv në Gjermani, u shpreh për transmetuesin RBB, sugjerimin e bëjnë duke nisur nga të dhënat që kanë aktualisht në dorë.

“Nga të dhënat që kemi aktualisht dhe me përhapjen e mutacionit britanik, ne do të argumentonim fort që të kthehemi menjëherë në karantinë për të shmangur një valë të tretë të fortë. Nuk do të fitojmë shumë nga qëndrimi i hapur për një ose dy javët e ardhshme, sepse kjo do të na sjellë shpejt në një nivel të lartë rastesh dhe do ta bëjë dy herë mundësinë e uljes së numrave.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco