Mianmar/ 38 persona kanë humbur jetë gjatë protestave të fundit

Mianmar/ 38 persona kanë humbur jetë gjatë protestave të fundit

14:07, 15/03/2021

Kuala Lumpur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e reagimit të forcave të sigurisë ndaj protestave kudër grusht shteteve ushtarake dje në Mianmar.

Në njoftimin e bërë nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), thuhet se në protestat e djeshme të organizuar në shumë rajone të vendit, ushtarët dhe policia intervenuan duke përdorur plumba të vërtetë.

Sipas të dhënave që AP ka publikuar sot brenda një dite të paktën 38 protestues janë qëlluar për vdekje.

Një nga liderët e protestës, Zay Phyo, në deklaratën për AA tha se në Yangon të paktën 500 personel ushtarak janë vendosur për të shpërndarë protestuesit.

Ai tregoi se ushtarët kanë përdorur taktik guerile. "Vendet ku ishin turmat i rrethuan me motoçikleta dhe rastësisht qëlluan mbi njerëzit. Prandaj kemi shumë humbje jete", tha ai.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme, njëherësh liderja e vendit, Aung San Suu Kyi, e cila u arrestua para grusht shtetit, sot pritet që përsëri të paraqitet në gjykatë.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit, kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën mbi 100 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 1.500 personave të tjerë.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco