Dy të vrarë dhe 13 të plagosur gjatë një feste

Dy të vrarë dhe 13 të plagosur gjatë një feste

13:14, 15/03/2021

Dy të vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Chicago të SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale, teksa një person, i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Chicago.

“Ishte një skenë kaotike me ndihmësmjekët që filluan të bënin triazh“, tha Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve Juan Hernandez.

Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 44 vjeç, u transportuan menjëherë në spital, nga ku raportohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike.Në Shtetet e Bashkuara humbin jetën çdo vit rreth 33,000 njerëz për shkak të sulmeve me armë, sipas një studimi nga revista Health Affairs.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco