Britani e Madhe/ Mijëra kabina telefonike në shitje për çmimin qesharak

Britani e Madhe/ Mijëra kabina telefonike në shitje për çmimin qesharak

12:33, 15/03/2021

Mijëra kabina telefonike tradicionale me ngjyrë të kuqe, tradicionale të Anglisë po u ofrohen komuniteteve për t’u përdorur për çdo gjë.

Sipas mediave të huaja, autoritetet kanë njoftuar se pothuajse 4,000 kabinat e saj të telefonit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë duke u “shkatërruar”, pas rritjes shumë të madhe të përdorimit të celularëve.

Kështu që, për të bërë një shfrytëzim të tyre, që nga viti 2008, më shumë se 6,600 kabina telefonike janë marrë nga komunitetet për vetëm 1 funte, secila përmes programit “Adopt a Kiosk”.

Dhe me sa duket, kabinat e tepërta  janë shndërruar në mini muze historie, galeri arti dhe jo vetëm.

James Browne i BT tha: “Me shumicën e njerëzve që tani përdorin celular, kjo ka çuar në një rënie të madhe të numrit të thirrjeve të bëra nga kabinat”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco