Sulmohet presidenti Argjentinas/ Protestuesit gjuajnë me gurë automjetin e tij

Sulmohet presidenti Argjentinas/ Protestuesit gjuajnë me gurë automjetin e tij

21:25, 14/03/2021

Presidenti Alberto Fernandez, është përballur me një situatë të pazakontë ditën e sotme. Protestuesit në Argjentinë, sulmuan minibusin ku ndodhej presidenti, në rajonin e Patagonias.

BBC, raportoi se turma grushtoi automjetin dhe hodhi gurë ndaj tij. Fernandez, në momentin kur ndodhi incidenti po vizitonte një zonë të shkatërruar nga zjarri i pyjeve.

 

Demostruesit, ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për rifillimin e projekteve në shkallë të gjerë në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium. Protesta e popullit ishte kundër planeve për të rifilluar operimin e minierave të hapura në Chubut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco