Londër/ Protesta masive për Sarah Everard, polici akuzohet për vrasjen

Londër/ Protesta masive për Sarah Everard, polici akuzohet për vrasjen

17:58, 14/03/2021

Policia zbuloi trupin e Sarah Everard, më datë 10 mars, në një pyll 80 km larg Londrës. Për vrasjen akuzohet Wayne Couzens, një 48-vjeçar pjesë e Policisë Metropolitane të Londrës që nga viti 2018. Kohët e fundit ai shërbente si roje e sigurisë për parlamentin dhe ambasadat e huaja në Londër.

Ai u shfaq në seancën e parë në gjyq me një plagë në kokë, të cilën e kishte mjekuar më parë në spital.

Ditën e sotme gratë dhe vajzat në Londër, bënë homazhe dhe vendosën lule e qirinj në vendin ku Sarah Everard u pa për herë të fundit.

Vrasja e të resë është kthyer në një çështje shumë të rëndësishme për Londinezet.

Në një intervistë për Reuters, ato janë shprehur se ndihen të kërcënuara për shkak se janë femra. Zhdukja e Everard, ndërkohë që ajo po kthehej në shtëpi në mbrëmjen e 3 marsit, ka sjellë revoltën e shumë femrave, të cilat janë të shqetësuara të ecin vetëm në rrugë natën, si dhe për dështimin e policisë apo të shoqërisë për të menaxhuar këtë çështje.

Aktivistët donin që të organizonin një ceremoni formale, por një leje e tillë nuk iu dha nga policia e Londrës për shkak të kufizimeve të coronavirusit. Ndërkohë që tensionet në protestë u rritën, policia arrestoi shumë vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco