Protesta në Londër pas arrestimit të policit për rrëmbimin dhe vrasjen e një gruaje

Protesta në Londër pas arrestimit të policit për rrëmbimin dhe vrasjen e një gruaje

13:16, 14/03/2021

Departamenti i Policisë në Londër është nën vëzhgim për trajtimin e pjesëmarrësve në protestën e mbrëmshme në lidhje me vrasjen e një gruaje për të cilën dyshohet një oficer policie.

Qindra njerëz u mblodhën në Londër natën e kaluar, pavarësisht nga fakti që policia nuk dha leje për të protestuar pas vrasjes së Sara Everard (33), e cila u pa për herë të fundit e gjallë pranë parkut në pjesën jugore të Londrës në Mars.

Protestuesit thanë se donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj frikës së grave për sigurinë në rrugët britanike, raporton AP .

Everard u zhduk pasi u largua nga banesa e shoqes së saj në mbrëmje dhe ajo u gjet e vdekur një javë më vonë. Një anëtar i policisë së Londrës dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e saj, gjë që shkaktoi një tronditje në Britaninë e Madhe.

Videot nga protesta e mbrëmshme tregojnë një grindje midis oficerëve të policisë dhe protestuesve dhe arrestimin brutal të disa grave.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan dënoi veprimet e policisë.

"Policia është përgjegjëse për zbatimin e masave kundër koronavirusit, por pamjet që pashë tregojnë qartë se përgjigja nuk ishte adekuate dhe proporcionale," tha Kahn në Twitter.

Ministri i Brendshëm Priti Patel kërkoi një raport të hollësishëm nga policia e Londrës mbi ngjarjen në një postim në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco