Protestuesit sulmojnë automjetin e presidentit të Argjentinës

Protestuesit sulmojnë automjetin e presidentit të Argjentinës

12:31, 14/03/2021

Dhjetëra protestues kanë sulmuar një minibus që mbante Presidentin e Argjentinës, Alberto Fernández, në rajonin e Patagonia të vendit.

Turmat u mblodhën rreth z. Fernández duke sulmuar mr gurë dhe grushtuan automjetin e tij jashtë një qendre komunitare në provincën jugore të Chubut.

Presidenti ishte duke vizituar një zonë të shkatërruar nga zjarret në pyje, të cilat kanë vrarë një person dhe kanë plagosur dhjetra të tjerët.

Demonstruesit ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për të lejuar që projekte në shkallë të gjerë të fillojnë përsëri në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium, njoftoi gazeta Clarin.

Presidenti Fernández më vonë u përpoq të minimizonte dhunën, duke thënë se ai besonte se ishte puna e një numri të vogël njerëzish që vështirë se kishin ndonjë mbështetje në Chubut ose në të gjithë Argjentinën.

Zjarret në pyje kanë shpërthyer nëpër rajonin e Argjentinës Patagonia në ditët e fundit, duke detyruar njerëzit të evakuojnë zonën dhe duke shkatërruar të paktën 200 shtëpi.

Disa qytete kanë pësuar ndërprerje të energjisë dhe të tjerët kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Shkaku i zjarreve ende nuk është përcaktuar, por ministria e brendshme e Argjentinës ka thënë se beson se shumë prej tyre kanë filluar qëllimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco