E kapin pa maskë duke shëtitur në qytet, policia çeke e përplas burrin për tokë për ta prangosur

E kapin pa maskë duke shëtitur në qytet, policia çeke e përplas burrin për tokë për ta prangosur

17:32, 12/03/2021

Policia çeke në qytetin Uhersko Hradishte, ka rrëzuar për tokë një burrë dhe atë para syve të djalit të tij të vogël – e tëra kjo ka ndodhur për shkak se nuk kishte bartur maskë.

Gjithashtu siç raportojnë mediat e atjeshme, ai kishte refuzuar t’i tregojë dokumentet e identifikimit – duke tentuar t’i ikë policisë.

Çeku kishte dalë për shëtitje së bashku me djalin e tij të vogël, kur policia iu vërsul për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i detyruar që ta arrestojnë.

Ata e rrëzuan në tokë dhe tentonin ta prangosnin, e djali i tij i vogël që para syve të tij ndodhi gjithçka nuk ndalej duke qarë. Megjithatë ishte punonjësja e një marketi afër që e mori djaloshin duke u munduar ta qetësojë.

Nga policia çeke kanë bërë të ditur se ka ndodhur një incident dhe se për këtë janë suspenduar dy policë. Përfaqësuesi i policisë ka hedhur poshtë pretendimet se policët kishin dashur ta lënë vetëm djaloshin e vogël. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco