Policia britanike konfirmon se trupi i gjetur në pyllin e Kent është i 33-vjeçares së zhdukur Sarah Everard

Policia britanike konfirmon se trupi i gjetur në pyllin e Kent është i 33-vjeçares së zhdukur Sarah Everard

16:59, 12/03/2021

Një trupi i fshehur në një zonë pyjore në Kent, është konfirmuar sot si 33-vjecarja e zhdukur britanike Sarah Everard, vrasja për të cilën është arrestuar një oficer në detyrë i policisë së Londrës.

Kreu i policisë Nick Ephgrave tha sot se familja e zonjushës Everard ishte njoftuar për lajmin tragjik dhe se e kuptonte zemërimin dhe lëndimin e publikut për vrasjen e 33 vjeçares e cila u mor peng nga rrugët e Londrës.

Oficeri 48 vjeçar i policisë Wayne Couzens, ish-ushtarak, mbetet në paraburgim si i dyshuar kryesor për aktin. Hetuesit po kryejnë kërkime në disa vendndodhje të lidhje me ngjarjen e rëndë, duke përfshirë tunele ushtarake në shkëmbinjtë Dover, pranë ish-shtëpisë familjare të të dyshuarit, shtëpinë dhe kopshtin e tij aktual në Deal dhe zonën pyjore në Ashford ku trupi i Sarah u zbulua të mërkurën.

Ndërkohë policia e Londrës ka ndaluar një natë homazhesh për Sarah në Clapham Common, ku  viktima banonte. Nick Ephgrave tha: “Ne e dimë se publiku ndjehet i lënduar dhe i zemëruar për këtë që ka ndodhur, dhe të njëjtat ndjenja ndajmë edhe ne, por shqetësime më të mëdha janë ngritur për mbrojtjen e qytetarëve”.

Zhvillimi vjen pas shqetësimeve se i dyshuari ishte akuzuar më parë për akte të turpshme në një dyqan ushqimi të shpejtë, një ditë para pengmarrjes. Megjithatë ai kishte mbetur në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco