Përfshihet nga tymi i zi dhe zjarri anija e Cruises MSC Lirica në Korfuz

Përfshihet nga tymi i zi dhe zjarri anija e Cruises MSC Lirica në Korfuz

16:31, 12/03/2021

Një zjarr shpërtheu, rreth orës 15:30 të pasdites, në anijen Cruises MSC Lirica, e cila është ankoruar në portin e Autoritetit Portual të Korfuzit që nga 30 janari, për shkak të qëndrimit të saj dimëror në port.

Anija e lundrimit mbante anëtarë të ekuipazhit dhe është pa pasagjerë pasi nuk operonte itinerare.

Në këtë kohë, zjarrfikës të shumtë po nxitojnë në port për të shuar flakët, të cilat duket se kanë mbuluar anën e djathtë të varkës.

Deri më tani, shkaqet e zjarrit nuk janë identifikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco