Çfarë gjeti policia në parking/ Kamera e sigurisë filmon momentin kur autori montoi minën

Çfarë gjeti policia në parking/ Kamera e sigurisë filmon momentin kur autori montoi minën

13:26, 12/03/2021

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i mjetit të prokurorit Arjan Muça, mbrëmjen e kaluar, te “Komuna e Parisit”. Sipas  “Balkanweb” burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës konfirmojnë faktin se një kamera sigurie ka filmuar personin, që ka montuar minën me celular në makinë.

Bëhet fjalë për një person që udhëton me një motor, i veshur me rroba të zeza, i cili ka hyrë në parking, ka montuar minën dhe është larguar.

Burime të besuara pranë grupit të hetimit konfirmojnë për  median se pranë vendit të ngjarjes është gjetur një bateri celulari, që tregon se mina është shpërthyer me celular. Kjo është një provë e fortë për zbulimin e autorit.

Mësohet se autori e ka pasur të qartë mjetin, ku do ta vinte bombën, pasi nga filmimet rezulton se ai i është drejtuar direkt mjetit të prokurorit, sapo është futur në parkingun e qendrës tregtare.

Atentatorët nuk kanë pasur qëllim vrasjen e prokurorit apo bashkëshortes së tij, por vetëm që t’iu dërgonin një mesazh kërcënues, dhe kjo nisur nga sasia e vogël që kanë vënë në mjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco