Rebelët në Nigeri sulmojnë shkollën dhe rrëmbejnë studentët

Rebelët në Nigeri sulmojnë shkollën dhe rrëmbejnë studentët

12:05, 12/03/2021

Njerëz të armatosur sulmuan një kolegj në Nigerinë veriperëndimore herët këtë mëngjes, hapën zjarr dhe rrëmbyen një numër të panjohur studentësh, tha një zëdhënës i policisë nigeriane për CNN.

Studentët u rrëmbyen nga Shkolla Federale e Mekanizimit të Pyjeve, në shtetin federal të Kaduna.

Ky është rrëmbimi i tretë nga një shkollë në Nigerinë veriore këtë vit dhe policia thotë se po punon për të shpëtuar studentët.

"Policia dhe ushtria janë në detyrë. Ne jemi duke u përpjekur të lidhemi me administratën e shkollës në mënyrë që të dimë numrin e saktë të nxënësve të rrëmbyer, dhe pastaj të shohim nëse mund t'i shpëtojmë ata të padëmtuar dhe të arrestojmë autorët, "tha zëdhënësi i policisë Kaduna Mohamed Jalige.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco