Babai i merr jetën djalit 10 vjeç: E bëra se do bënte mëkate kur të rritet, të paktën tani e çova në parajsë

Babai i merr jetën djalit 10 vjeç: E bëra se do bënte mëkate kur të rritet, të paktën tani e çova në parajsë

12:06, 12/03/2021

Një baba i quajtur Ismail Kilincer, 32 vjeç nga Turqia ka mbytur djalin e tij 10 vjeç. Mediat e huaja raportojnë se para se babai ta bënte ai e përqafoi dhe djali i thotë “babi më fal”.

Ismaili ka bere ndaj Hysenit 10 vjeç në 8 Mars rreth orës 19:00 në një provincë në rrethin e Karatay. Ai e dërgoi gruan Rabia Kilincer 31 vjeç në dyqan për të qenë i lirë.

Kilincer i tha policisë: “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha”.

Në këtë moment, fëmija shikoi të atin dhe i thotë: “Babi, edhe unë më vjen keq”. Kilincer tha se ai u ul në këmbët e Huseyin dhe e mbyti atë me duar.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në fe rr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte ndërsa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa më kat”, shprehet babai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco