Republika Çeke hapi Ambasadën e saj në Jerusalem

Republika Çeke hapi Ambasadën e saj në Jerusalem

18:08, 11/03/2021

Republika Çeke ka  zhvendosur tërësisht misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Kryeministri çek  Andrej Babis përuroi zyrën e re së bashku me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi, gjatë ditës së sotme, shkruan Jerusalem Post.

Ai sqaroi se ambasada e Çekisë është ende e vendosur në Tel Aviv, por shpjegoi se zyra e re e hapur në Jerusalem do të jetë një degë e asaj ambasade.

“Ne tani do të kemi një mision të plotë diplomatik këtu në Jerusalem. Ky mision do të merret me shumë çështje, duke filluar nga politika dhe bashkëpunimi ekonomik te agjenda konsullore dhe tema të tjera. Ai do të ketë stafin e tij të përhershëm dhe do të punojë nën udhëheqjen e ambasadës sonë në Tel Aviv”, u shpreh kryeministri çek.

Kujtojmë se Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, që pasoi me njohjen e Kosovës nga Izraeli. Kosova është pajtuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ndërkaq, Serbia për zhvendosjen e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco