Kryeministri i Bregut të Fildishtë vdes nga kanceri

Kryeministri i Bregut të Fildishtë vdes nga kanceri

17:59, 11/03/2021

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Hamed Bakayoko, ka vdekur nga kanceri dje në mbrëmje, ka njoftuar presidenca e vendit, duke bërë që brenda një viti dy kryeministër të vendit afrikan të humbin betejën me sëmundje të ndryshme. 

56-vjeçari ishte sjellë në Paris për trajtim mjekësor gati një muaj më parë, dhe së fundmi ishte zhvendosur në Gjermani, raporton Independent.

Bakayoko u zgjodh korrikun e kaluar pasi kryeministri i atëhershëm, Amadou Gon Coulibaly, vdiq nga një problem në zemër.

 

Coulibaly ishte pasardhësi i zgjedhur i presidentit Alassane Ouattara, ndërsa ky i fundit vendosi të kërkojë edhe një mandat tjetër në detyrë pasi vdiq kandidati i preferuar i partisë së tij, duke e emëruar Bakayokon në pozitën e kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco