Autobusi që barte nxënës në Indonezi bie poshtë, 27 persona mbesin të vdekur

Autobusi që barte nxënës në Indonezi bie poshtë, 27 persona mbesin të vdekur

13:14, 11/03/2021

Një autobus i cili po barte nxënës dhe disa prindër të cilët po ktheheshin nga një shëtitje ka rënë në një humnerë në ishullin Java, të Indonezisë duke lënë të paktën 27 të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Transportit e Indonezisë sipas së cilës, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e mbrëmjes të ditës së mërkurë.

Agjencia e kërkim-shpëtimit ka bërë të ditur përmes një deklarate për media të enjten se vozitësi i autobusit e kishte humbur kontrollin duke rënë poshtë nga rruga.

Sipas Ministrinë së Transportit, 39 persona kanë shpëtuar nga aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco