Kina me rezolutë ashpërson kontrollin mbi Hong-Kongun

Kina me rezolutë ashpërson kontrollin mbi Hong-Kongun

12:31, 11/03/2021

Kina ka miratuar një rezolutë që i hap rrugë mbikëqyrjes së tërësishme të sistemit zgjedhor të Hong-Kongut, duke ashpërsuar edhe më shumë kontrollin e qytetit.

Me këtë rezolutë do të reduktohet përfaqësimi demokratik dhe do t’i mundësohet qeverisë që t’i zgjedhë vetë kandidatët.

Kritikët kanë thënë se reformat do të shtypin tërësisht opozitën dhe aktivizmin pro-demokracisë.

Kjo rezolutë është pjesë e një serie të reformave që Pekini ka ndërmarrë për ta shtrënguar kontrollin në Hong-Kong.

Dy vjet më parë ka miratuar Ligjin e sigurisë, që përndjek aktivistët dhe politikanët opozitarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco