Ushtria birmaneze akuzon lideren e burgosur për korrupsion

Ushtria birmaneze akuzon lideren e burgosur për korrupsion

12:17, 11/03/2021

Udhëheqësit e ushtrisë në Birmani kanë akuzuar lideren e zgjedhur Aung San Suu Kyi për pranim të jashtëligjshëm të parave në vlerë prej 600 mijë dollarësh dhe po ashtu ari në vlerë prej 628 mijë dollarësh.

Këto akuza janë më të rëndat deri më tani nga ushtria prej ditës kur ushtria ka bërë grusht-shtet dhe ka arrestuar Suu Kyi më 1 shkurt të këtij viti.

Asnjë provë nuk është paraqitur për akuzën me të cilën është rënduar ajo.

Gjeneral brigade Zaw Min Tun ka akuzuar po ashtu presidentin Win Myint dhe disa ministra të kabinetit qeverisës për korrupsion.

Partia e Suu Kyi, Liga Kombëtare për Demokraci ka fituar në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar mirëpo ushtria pretendon se zgjedhjet janë manipuluar.

Mirëpo, vëzhgues të huaj të pavarur i kanë hedhur poshtë pretendimet e ushtrisë duke thënë se nuk janë vërejtur parregullësi gjatë procesit zgjedhor.

Suu Kyi është duke u mbajtur që pesë javë në arrest në një lokacion të pazbuluar. Ajo po përballet me disa akuza duke përfshirë këtu edhe akuzat për “frikësim dhe alarmim”, për posedim ilegal të pajisjeve të radios dhe po ashtu për thyerje të rregullave kundër COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco