Meksika gati ta legalizojë përdorimin rekreativ të kanabisit

Meksika gati ta legalizojë përdorimin rekreativ të kanabisit

09:14, 11/03/2021

Dhoma e ulët e Meksikës ka aprovuar një projektligj i cili pritet të legalizojë përdorimin rekreativ të kanabisit.

Projektligji tani pritet të shkoj në Senat për votim përfundimtar, për të cilin, partia e presidentit Andrés Manuel López Obrador beson se do të kalojë.

Votimi i këtij projektligji do ta bënte Meksikën tregun më të madh të rregulluar për kanabisin në botë. Ky shtet ka zhvilluar një luftë të përgjakshme kundër karteleve të fuqishme të drogës, nga e cila kanë mbetur të vdekur mijëra njerëz çdo vit, shkruan BBC.

Projektligji ishte miratuar në lexim të parë në Senat në nëntor të vitit të kaluar mirëpo ndryshimet janë përcjellë për një votim tjetër në Dhomën e Ulët, e në fund prapë në Senat.

Ligji do të lejojë njerëzit që të mund të mbajnë me vete deri në 28 gram kanabis dhe deri në tetë plantacione në shtëpi, për përdorim personal. Ndërkohë, aktualisht është ilegale që një person të mbajë me vete më shumë se pesë gram kanabis.

Presidenti meksikan është shprehur optimist se ligji do të ndihmojë që shteti të mbajë nën kontroll kartelet e fuqishme të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco