Monarkia Angleze thyen heshtjen/ Çështjet që kanë të bëjnë me qëndrimet racore janë…

Monarkia Angleze thyen heshtjen/ Çështjet që kanë të bëjnë me qëndrimet racore janë…

16:56, 10/03/2021

Pas deklaratave shokuese të dukeshës së Anglisë, Meghan Markle dhe Princ Harry, monarkia Angleze ka thyer heshtjen me një komunikatë prej 61 fjalësh.

Aty thuhet se çështjet që kanë të bëjnë me qëndrimet racore janë shqetësuese dhe merrën shumë seriozisht nga Pallati Buckingham.

Në intervistën e saj për Oprah Winfrey, Meghan Markle ka thënë se Harry ishte pyetur nga një person i familjes mbretërore se çfarë ngjyre do të kishte lëkura e djalit të tij Archie, e për këto deklarata Pallati Buckingham theksoi se ato do të adresohen privatisht.

Në deklaratë Mbretëresha Elizabeth II dhe Familja Mbretërore, shprehen se kjo është një situatë delikate nuk dëshirojnë që kjo çështje të diskutohet në publik.

Në mbylljen e kësaj deklarate thuhet se princ Harry dhe familja e tij, do të jenë gjithmonë pjesëtarë të dashur të familjes, duke lënë të kuptohet se Familja Mbretërore i mbështet ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco