Mali i Zi bllokon lëvizjen në 11 komuna/ Ja si do veprohet me shqiptarët në kufi

Mali i Zi bllokon lëvizjen në 11 komuna/ Ja si do veprohet me shqiptarët në kufi

16:45, 10/03/2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve. 

Duke nisur nga data 10 mars, do të ndalohet lëvizja jashtë dhe përmes komunave Podgoricë, Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Nikshiq, Pluzine, Tivar, Kotor dhe Pljevlja. 

Ndërkohë qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ në kufi, gjatë lëvizjeve tranzit nëpër territoret respektive. 

Këto masa vlejnë deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco