NATO nuk do ta marr rolin e SHBA-së në Irak

NATO nuk do ta marr rolin e SHBA-së në Irak

16:43, 10/03/2021

Komandanti i misionit të NATO-s në Irak tha të martën se organizata do të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe konsulencë në Irak, por nuk do të marrë rolin e SHBA-së.

Duke folur për Asia TV, Gjeneral Lejtnant, Per Pugholm Olsen tha se NATO aktualisht kishte një forcë prej mbi 300 ushtarëve në Irak dhe takimet e ardhshme do të përcaktonin se cilat institucione do të merrnin konsulencë dhe trajnim, raporton aa.

Duke kujtuar një thirrje të Irakut për të rritur numrin e elementëve të vendosur të NATO-s në vend, ai vazhdoi të nënvizojë se organizata ushtarake përfundimisht nuk do të merr rolin e amerikanëve.

Olsen gjithashtu tha se qeveria irakiane po bënte çmos për të mbrojtur misionin e NATO-s në Irak nga çdo kërcënim i armatosur.

Në mes të shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat e mbrojtjes së organizatës vendosën të dërgojnë deri në 3,500 trupa shtesë në Irak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco