Të hënën zgjedhet kryetari i ri i Ulqinit dhe ai i kuvendit

Të hënën zgjedhet kryetari i ri i Ulqinit dhe ai i kuvendit

13:49, 10/03/2021

Të hënën në mesdit pritet të zgjidhet kryetari i ri i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, pas pensionimit të kryetarit Loro Nrekiq.

Ndërsa kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të jetë Haxhi Sulejmani, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Ilir Çapunit.

Propozimet për këto kandidatura u vërtetuan të mërkurën në mbledhjen e Këshillit për Zgjedhje dhe Emërime të Parlamentit lokal të Ulqinit.

Derisa sa "Syri.net", ka kërkuar  se kur do të mbahet seanca e Kuvendit kopmunal për zgjedhjen e kryetarit t1% Kuvendit tKop,unale dhe të Komunës së Ulqinit, dhe ka marr këtë përgjigje. 
Se sot, me 10 mars 2021, është bërë thirrja për mbledhjen e parë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të cilën do të shqyrtohen këto pika të rendit të ditës: 
1) Konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit 
2) Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit
3) Konstatimi e përfundimit të mandatit të kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe 
4) Zgjedhja e kryetarit të Komunës së Ulqinit. 

Mbledhja do të mbahet të hënën, më 15 mars 2021, me fillim në ora 11.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco