Dritan Abazoviq për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Dritan Abazoviq për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

10:57, 10/03/2021

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë të Veriut.

Abazoviq, siç raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv atje do të qëndrojë me ftesë të homologut të tij përgjegjës për Çështjet Ekonomike, koordinimin me departamentet Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Abazoviq do të takoj edhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi.

Abazoviq gjatë së martës ka qëndruar në Prizren ku është pritur nga Emilija Rexhepi dhe Fidan Jilta, të cilat kanë siguruar votat për deputete në legjislaturën e shtatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco