Pamje të rënda: Këputen rrethojat e universitetit, 7 studentë vdesin pasi bien nga kati i katërt

Pamje të rënda: Këputen rrethojat e universitetit, 7 studentë vdesin pasi bien nga kati i katërt

13:04, 04/03/2021

Shtatë studentë kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar gjatë një incidenti tragjik në Bolivi, kur rrethojat në katin e katërt të një universiteti u këputën dhe studentët që po e shtynin njëri-tjetrin ranë poshtë.

Në videon e publikuar në internet shihen shumë studentë duke pritur për të hyrë në një sallë dhe duke e shtyrë njëri-tjetrin në ballkonin e brendshëm të ndërtesës së Universitetit Publik të El Alto-s para se rrethojat të këputen.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Shkencave Financiare, ku studentët po përpiqeshin që të futen në një sallë për një tubim, shkruan New York Post.

Në pamje shihet një vajzë që e tërheq një tjetër disa sekonda para se rrethojat bashkë me disa studentë të binin nga kati i katërt.

Komandanti i përgjithshëm i policisë në Bolivi, Jhonny Aguilera Montecinos, tha të mërkurën se vajza që shihet në tollovi do të merret në pyetje si pjesë e hetimeve.

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, përmes rrjeteve sociale shprehu keqardhje për tragjedinë me studentët dhe shprehu ngushëllime për familjarët e tyre, duke thënë se autoritetet po e presin sqarimin e fakteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco