E pickon kandili helmues, adoleshenti australian humb jetën

E pickon kandili helmues, adoleshenti australian humb jetën

12:31, 04/03/2021

Adoleshenti Tommy Johnson ka humbur jetën pas “pickimit” të kandilit helmues, që është rasti i parë në 15 vitet e fundit në Australi.

Zyrtarë shëndetësore kanë bërë të ditur se gjatë 22 shkurtit, kandili kishte “pickuar” 17-vjeçarin që në ato momente po notonte.

Pavarësisht se u dërgua në spital, i riu ndërroi jetë më 1 mars.

Bëhet fjalë për kandilin e njohur si “kubo” që është shumë helmues dhe jetojnë në ujërat tropikale – e për këtë këshillohet që gjatë zhytjes pushuesit të kenë rroba të notit të veshura.

Sipas një biologe, fjala është për rastin e parë me vdekje nga “pickimi” i kandilit në Australi që nga viti 2006. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco