‘Mendje Neandertali’: Biden akuzon guvernatorët republikanë që bëjnë plane për rihapje

‘Mendje Neandertali’: Biden akuzon guvernatorët republikanë që bëjnë plane për rihapje

11:35, 04/03/2021

Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi guvernatorët republikanë të Teksasit dhe Misisipit të mërkurën dhe i quajti vendimet e tyre për t'i dhënë fund detyrimit të mbajtjes së maskës në të gjithë shtetin si "një gabim i madh".

Presidenti amerikan tha se vendi ishte në "kufirin e të qenit në gjendje të ndryshonte rrënjësisht natyrën e kësaj sëmundjeje" falë shpërndarjes së vaksinave dhe shtoi: "Gjëja e fundit që na duhet është mendësimi prej Neandertali që ndërkohë, gjithçka është në rregull".

Zyrtarët e shëndetit publik kanë shprehur gjithashtu mosmiratimin që shtete të SHBA-së që po heqin detyrimin për  maskat dhe po rihapin bizneset. Ata nxitën që masat e sigurisë ishin ende thelbësore, përkundër njoftimit të Biden në fillim të kësaj jave se administrata e tij ishte përpara afatit për vaksinimin e të gjithë të rriturve amerikanë kundër koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco