Kush është biznesmeni arab që po 'fshin' pasuritë e paluajtshme në Athinë?!

Kush është biznesmeni arab që po 'fshin' pasuritë e paluajtshme në Athinë?!

10:18, 04/03/2021

Shejh Saj Rashid, një arab me pasaportë britanike po 'fshin' pasuritë e paluajtshme në perferi të Athinës, nga apartamentet luksoze, parcela toke deri tek vilat shumë të shtrenjta.

Mediat greke shkruajnë se ai synon të hedh në tregun e pasurive të patundshme më shumë se 350 milion euro.

Satz Rashid Sheikh është gjithashtu dhe  pronari i ri i shtëpisë së manjatit legjendar grek Aristotel Onasis .

I lindur në Newcastle Britani ose "Steve", siç ai i pëlqen ta thërrasin për shkak të admirimit të tij për manjatin Steve Jobs ka kontaktuar në vitin 2018 me Vassilis Prevelakis për ringjalljen e Kallisteias.

Thuhet se Shejh Saj Rashid ka një vlerësim kaq të lartë për të ndjerin Steve Jobs, saqë zyrat e kompanisë, janë shumë të ngjashme me zyrat e Microsoftit, ekziston dhe kodi i mëposhtëm i veshjes : të gjithë duhet të jenë të veshur me ngjyrën e zezë , duke ndjekur kodin e veshjes së bashkëthemeluesit gjenial të Apple por edhe filozofinë e tij, "qëndro i pangopur, qëndro i çmendur!"

Todorov që ishte përfaqësuesi i ndërmarrjes së vetme të pronësisë I AM ONE Agency Agency me seli në Glyfada dhe disa kompanive të tjera në lidhje me lëvizjet e investimeve thuhet se qëndron Rashid. 

Todorov thuhet se kohët e fundit është tërhequr nga marrëveshjet me biznesmenin arab për shkak të problemeve serioze shëndetësore, të cilat mund të çojnë në probleme të procedurave në blerjet e mëparshme.

Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, qëllimi i biznesmenit arab, i cili thuhet se është i përfshirë dhe në industrinë e naftës, do të investojë në pasuri të paluajtshme, në disa ishuj, të tillë si Mykonos dhe Santorini ku ka interes të madh për blerje, kryesisht nga të huajt.

 Sipas një partneri , kompania e Sheikh Saj Rashid, merr përsipër pagat e kompanive që nuk kanë departamentin e tyre të Burimeve Njerëzore.

Një rregull tjetër që zbatohet me besnikëri nga stafi i kompanisë së biznesmenit arab, është që të gjithë duhet të ushqehen shëndetshëm dhe lehtë në mesditë.

 Në fakt ka një kuzhinë që shërben për sallata dhe lëngje natyrore. 

Ambienti ideal i punës përcaktohet gjithashtu nga oraret, punonjësit e HPD arrijnë në zyrat e tyre në 11 të mëngjesit, dalin për drekë në 2 të pasdites në mënyrë rigoroze dhe deri në 7 të pasdites të gjithë duhet të kenë dalë nga zyrat.

Partnerja aktuale e biznesmenit arab, është estetistja 24-vjeçare nga Selaniku, Anta Nastou.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco