Hungaria do të prezantojë masa të reja kufizuese, pas rritjes së rasteve me koroanvirus

Hungaria do të prezantojë masa të reja kufizuese, pas rritjes së rasteve me koroanvirus

10:24, 04/03/2021

Qeveria e Hungarisë pritet të prezantojë masa të reja kufizuese sot, përfshirë mbylljen e shkollave fillore dhe shitoreve deri në prill, në reagim ndaj rritjes së fundit të rasteve me koronavirus dhe po ashtu të vdekurve si pasojë e COVID-19, raporton uebfaqja “Index.hu”.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do ta mbajë një takim virtual me kabinetin sot, kur pritet edhe të merret vendimi.

Hungaria ka regjistruar 6278 raste të reja me koronavirus sot, që është shifra më e lartë në tre muajt e fundit. Janë regjistruar 152 të vdekur në 24 orët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco