Islanda kërcënohet nga një shpërthim vullkanik, i pari i këtij lloji pas 900 vjetësh

Islanda kërcënohet nga një shpërthim vullkanik, i pari i këtij lloji pas 900 vjetësh

10:24, 04/03/2021

Islanda kërcënohet nga shpërthimet vullkanike, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Do të ishte shpërthimi i parë në 900 vitet e fundit pranë kryeqytetit Reykjavik. Rreth 10,000 tërmete janë regjistruar në Islandë në shtatë ditët e fundit.

Ka "shenja të forta" që një shpërthim vullkanik mund të ndodhë në ditët e ardhshme për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm sizmik në malin Keilir, 30 kilometra nga Reykjavik, njoftoi media Islandeze.

"Shpërthimi nuk ka filluar ende, por është një aktivitet që i paraprinë shpërthimit," tha Kristin Jonsdottir nga Shërbimi Meteorologjik Islandez.

Vidir Rejnison nga mbrojtja civile Islandeze deklaroi se ky do të ishte shpërthimi i parë në atë zonë që nga shekulli i 12-të. Ai shtoi se një "katastrofë" nuk pritet, por që njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë normalisht. Sidoqoftë, ai paralajmëroi që nuk duhet të shkohet vetë në zonën e malit.

Javën e fundit, mijëra tërmete janë regjistruar, vlerësohet se kishte deri në 10,000 prej tyre, dhe disa kishin një forcë deri në pesë gradë në shkallën Rihter.

Gjeofizikanti Freistin Sigmundson tha se ai nuk pret një shpërthim lavë në rast shpërthimi, por që ka të ngjarë të ndodhë një e ashtuquajtur shpërthim çarjeje, në të cilën lava del dalëngadalë përmes një çarjeje në tokë. Ai nuk pret që një sasi e madhe hiri do të lëshohet në atmosferë, e cila mund të rrezikojë trafikun ajror.

Sidoqoftë, mund të rrezikohej vetëm në Aeroportin Keflavik, i cili është rreth 20 kilometra larg malit. Gjithashtu, lava mund të rrezikojë rrugët që çojnë në atë aeroport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco