Gjermania do të dërgojë një anije në fund të javës në Mesdhe për të marrë pjesë në misionin e BE-së për të monitoruar embargon e armëve të vendosur nga OKB-ja ndaj Libisë.
Rreth 220 ushtarë do të hipin në anijen luftarake "Berlin", tha një përfaqësues i Marinës në Agjencinë Gjermane . Ata do të monitorojnë anijet e ngarkesave që drejtohen për në Libi.
Rreth 250 ushtarë gjermanë morën pjesë në operacionin e paqes të BE vitin e kaluar nga gushti në dhjetor.
Operacioni i BE filloi në maj 2020 dhe synon të stabilizojë Libinë e shkatërruar nga lufta dhe të mbështesë procesin politik të paqes të udhëhequr nga KB. Operacioni po kryhet gjithashtu për të parandaluar kontrabandën e naftës.
Vendet e akuzuara për shkeljen e embargos përfshijnë Turqinë, Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
© SYRI.net