'Këtu nuk është Serbi', Qytetarët larguan kurorën e delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi

'Këtu nuk është Serbi', Qytetarët larguan kurorën e delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi

11:18, 03/03/2021

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi  vendosi sot  kurorë me lule  në varrin e mbretit Nikollë në Cetinje me rastin e 100 vjetorit të vdekjes. 

Në delegacionin  e Qeverisë  ishin  kryeministri Zdravko Krivokapiq, ministrja e mbrojtjes Olivera Injac,ministri i të  drejtave  të njeriut dhe pakicave  Vlladimir Leposaviq  dhe ministrja për arsim ,shkencë , kulturë e sport Vesna Bratiq. 

Gjatë vendosjes së kurorës dhe intonimit të himnit shtetëror ,pati fishkëllima  dhe brohoritje “Kjo nuk është Serbi “ nga një grup qytetarësh. 

Qytetarët e revoltuar  më pas i larguan kurorën  e vendosur.

Në këtë tubim ishin të pranishëm  një numër i madh i policisë që vendosen  një gardh  mes të tubuarve  dhe kishës .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco