Shpërthim tek qendra e testimit kundër COVID-19, dramë në Bovenkarspel të Holandës

Shpërthim tek qendra e testimit kundër COVID-19, dramë në Bovenkarspel të Holandës

09:51, 03/03/2021

Pak para hapjes së qendrës të testimit kundër COVID-19 në Bovenkarpsel, në veri të Amsterdamit, ka ndodhur një shpërthim.

Për fat të mirë në këtë qytet holandez askush nuk është lënduar. E mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur jashtë qendrës së testimit.

Si rezultat i shpërthimit janë thyer disa dritare, kurse në vendin e ngjarjes ishte prezent punonjësi i sigurimit që nuk është lënduar.

Në anën tjetër, policia ka bllokuar zonën përreth ku ka ndodhur shpërthimi. Besohet se cak i sulmit ishte qendra e testimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco