Edhe një tërmet në Kroaci

Edhe një tërmet në Kroaci

09:09, 03/03/2021

Kroacia po vazhdon të përballet me lëkundje të tokës. Në orët e para të së mërkurës, një tërmet i shkallës 4.2 ballë sipas Rihterit, ka goditur qytetin Glina, kanë bërë të ditur mediat kroate.

Tërmeti është regjistruar në orën 5.37 minuta dhe është i radhës që ka shqetësuar kroatët në javët dhe muajt e fundit.

Jo shumë larg Glinës, në Petrinje, më 9 janar ndodhi një tërmet shkatërrues për qytetin. Nga kjo kohë e deri tash, në Kroaci janë shënuar lëkundje të vazhdueshme të tokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco