Referendumi i vitit 1992 model i organizimit politik gjithëpopullor

Referendumi i vitit 1992 model i organizimit politik gjithëpopullor

10:50, 02/03/2021

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa ka folur për referendumin  e para 29 vjetësh nga shqipotarët e  Bujanocit Preshevës e Medvegjës për bashkimin me Kosovën.

Ai tregoi se 1 dhe 2 marsi janë datat më të shënuara të historisë së vonshme në Luginën e Preshevës. Referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas tij viti 1992 është kthesa më domethënëse për liri e barazi qytetare. Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Referendum për autonomi territoriale politike të shqiptarëve me të drejtë bashkimi me Kosovën është platforma për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Patjetër se është modeli i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të forcave politike e intelektuale, tashmë skajshmërisht të fragmentarizuar politik në Luginë. Ky akt i lartë qytetar është udhërrëfyesi më i mirë i unitetin në veprim e organizimit gjithëpopullor.

"Në përvjetorin e 29 të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet akoma i pazgjidhur", tha Ragmi Mustafa.


Kryetari i KKSh-së në Serbi, shtoi se Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtroj për zgjidhje çështjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd duke respektuar aspiratën plebishitare të Referendumit. 

"Faleminderim e mirënjohje të përjetshme për vizionin dhe organizimin, gjithë atyre grave dhe burrave që patën kurajon edhe nën kërcënimin edhe me jetë i dhanë shpres Luginës së Preshevës, tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco