Japonia i kërkon Kinës që ta ndërpresë testin anal për Covid-19 ndaj qytetarëve të saj

Japonia i kërkon Kinës që ta ndërpresë testin anal për Covid-19 ndaj qytetarëve të saj

09:18, 02/03/2021

Japonia i ka kërkuar Kinës që të ndalojë marrjen e testeve anale për Covid-19 mbi qytetarët japonezë që hyjnë në atë vend.

Disa janë ankuar se procedura u shkaktoi atyre “shqetësime psikologjike”, thanë zyrtarët japonezë.

Kina e cila thotë se e ka vënë nën kontroll koronavirusin, futi përdorimin e testit anal në muajin Janar.

Javën e kaluar, ajo mohoi se u kishte kërkuar diplomatëve amerikanë t’i nënshtroheshin testeve të tilla pasi media amerikane raportoi se disa ishin ankuar në lidhje me procedurën.

“Disa Japonezë raportuan në ambasadën tonë në Kinë se atyre iu kryen teste anale, të cilat i kishin shkaktuar dhimbje dhe problem psikologjike.”, tha Kryesekretari i Kabinetit Katsunobu Kato.

Nuk dihet se sa është numri i saktë i qytetarëve që morën testin e tillë, shtoi ai.

‘Testet anale përdoren zakonisht për personat që hyjnë në Kinë dhe kjo gjë nuk është konfirmuar askund në botë, tha ai.

Kina nuk i ishte përgjigjur deri më tani kërkesës, tha ai, duke shtuar se qeveria japoneze e kishte bërë kërkesën përmes ambasadës në Pekin.

Disa qytete kineze e kanë future përdorimin e testeve anale, pasi disa ekspertë thanë që ai lloj testi është më i saktë dhe mund të rrisë shkallën e zbulimit të Covid-19 në fazat më të hershme.

Në kohën e fillimit të tyre, media shtetërore raportoi se ato teste kishin qenë “të diskutueshme midis ekspertëve” dhe se ato ishin shumë më pak efikase sesa testet në traktin e sipërm respirator.

Kryerja e testeve anale përfshinë futjen e një shpute pambuku 3.5 cm në anus dhe rrotullimin rreth tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco