Guvernatori i provincës Zamfara në Nigeri njoftoi se nga 279 vajza që u rrëmbyen nga një shkollë disa ditë më parë janë liruar dhe ndodhen në një gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Qindra vajza u rrëmbyen nga shkolla e tyre në pjesën veriore të Zamfara, dhe tani ato më në fund u lanë të lira, tha Guvernatori Dr. Belo Matavale, siç raportohet nga "Deutsche Welle" .
"Vajzat tona janë të sigurta tani", shkroi ai në Twitter.
Mediat lokale raportojnë se vajzat u lanë të lira të martën rreth orës 4 të mëngjesit me kohën lokale. Sidoqoftë, të njëjtat burime deklarojnë se 38 studentë janë ende të listuar si të zhdukur.
Rrëmbyesit e armatosur rrëmbyen vajzat midis moshës 12 dhe 17 të premten. Ishte rrëmbimi i dytë i tillë në Nigeri këtë vit, i cili ndodhi vetëm disa javë pas një sulmi në një shkollë në shtetin e Niger, kur 40 njerëz u rrëmbyen.
© SYRI.net