Identifikohet oficeri i dytë që kishte shpërndarë të dhënat mbi helmimin e Navalnyt nga FSB-ja ruse

Identifikohet oficeri i dytë që kishte shpërndarë të dhënat mbi helmimin e Navalnyt nga FSB-ja ruse

14:55, 01/03/2021

Është identifikuar polici i dytë rus i cili kishte zbuluar të dhënat se Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB) është i lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny.

Çështja e fundit penale kundër një zyrtari të policisë në Shën Petersburg vjen pas arrestit shtëpiak në muajin dhjetor 2020 të një oficeri që dyshohet se nxori të dhënat e udhëtimit të oficerëve të FSB-së nga një bazë e të dhënave të klasifikuara te një palë e tretë.

Sipas medieve ruse, një njësi e brendshme e sigurisë në departamentin e policisë së Shën Petersburgut kishte zbuluar se një nga oficerët e saj kishte hyrë në dosjen e Navalnyt dhe i “transferonte” të dhënat te një palë e “panjohur”.

Majori i policisë, identiteti i të cilit ende mbetet i pazbuluar, mund të përballet deri me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për shpërdorim detyre.

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin e Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Hulumtimi ka identifikuar të paktën 15 operativë që duket se punojnë brenda kësaj nën-njësie klandestine të Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Të paktën tetë prej tyre – përfshirë Makshakov – ishin në kontakt të ngushtë në faza të ndryshme të operacioneve për t’i shkuar mbrapa Navalnyit në ditët dhe orët para helmimit të tij.

Lexo po ashtu:
[Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017] Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco