Protestuesit bastisin ndërtesën e qeverisë në Armeni

Protestuesit bastisin ndërtesën e qeverisë në Armeni

13:06, 01/03/2021

Jerevan

Opozitarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, hynë në ndërtesën e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndërtesën e qeverisë ku ndodhen disa ministri, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pashinyan.

Pas një kohe të shkurtër protestuesit u larguan nga ndërtesa e qeverisë duke thënë: "Dëshironim të tregonim se mund të hyjmë në çdo ndërtesë".

Mes presidentit Serzh Sargsyen dhe kryeministrit Nikol Pashinyan vazhdojnë mosmarrëveshjet lidhur me shkarkimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armenisë, Onik Gasparyan.

Edhe pse Sargsyen e ktheu dekretin e Pashinyan lidhur me shkarkimin e Gasparyan, kryeministri Pashinyan i dërgoi presidencës sërish të njëjtin dekret.

Në një deklaratë nga presidenca armene thuhet se dekreti në fjalë ka mbërritur sërish tek Sargsyen.

Opozita dhe qeveria do të zhvillojnë tubime në të njëjtën kohë

Mbështetësit e pushtetit dhe të opozitës do të zhvillojnë tubime në të njëjtën kohë në kryeqytetin Jerevan.

Pashinyan ka thërritur mbështetësit e tij sot në sheshin e Republikës në Jerevan në orën 18:30 ndërsa opozita kundër qeverisë për tubim në orën 18:00 në sheshin Marshal Baghramyan.

Pashinyan mbledh Këshillin e Sigurisë

Në një deklaratë nga kryeministria e Armenisë thuhet se Pashinyan ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, në të cilin janë diskutuar problemet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit.

Në Armeni, memorandum për dorëheqjen e Pashinyan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armenisë, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë, i dhanë një memorandum kryeministrit Pashinyan pasi nënshkruan një deklaratë e cila bënte thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Pashinyan.

Ndërkohë Pashinyan menjëherë njoftoi se ka shkarkuar nga detyra Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gasparyan. Por, u zbulua se presidenti armen, Sargsyen nuk e ka nënshkruar dekretin lidhur me shkarkimin e Gasparyan.

Kryeministri armen Pashinyan thirrjen e komandantëve të ushtrisë për dorëheqjen e tij i cilësoi si një "përpjekje për grusht shteti".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco