Ndërsa vala e tretë tërbohet, Opera vazhdon shfaqjet në Bullgari

Ndërsa vala e tretë tërbohet, Opera vazhdon shfaqjet në Bullgari

12:52, 01/03/2021

Me një orkestër të shpërndarë, audiencë të kufizuar në lozha dhe pa pushim me shumë dezinfektues, Opera e Sofjes është një nga vendet e pakta të muzikës që akoma jep shfaqje të drejtpërdrejta në Evropë.

Në të gjithë kontinentin, një valë e tretë e infeksioneve Covid-19 po i mban të mbyllura shtëpitë e operës dhe ambientet e tjera kulturore - pasi të kënduarit me zë të lartë paraqet një rrezik të veçantë sepse virusi përhapet përmes spërklave -  në Bullgari, muzika klasike vazhdon të luajnë që "Tosca" deri tek "La Traviata".

"Unë jam i uritur për muzikë. Dhe rrezikun, pse ta mendosh? Nuk është më e rrezikshme këtu sesa në supermarket ose në metro", thotë 81-vjeçarja Petya Petkova, e cila mori pjesë në "La Traviata" të Verdit me vajzën e saj javën e kaluar .

Pavarësisht nga dezinfektuesi, distancimi shoqëror dhe stafi që mat temperaturën e njerëzve, një frymë festive mbretëron në teatrin historik të operës në kryeqytetin bullgar, një kontrast i ashpër me homologët e tij të heshtur në Paris, Vjenë ose Milano.

Bullgaria i lehtësoi për herë të parë kufizimet e pandemisë në qershor dhe lejoi që opera, sallat e koncerteve dhe kinematë të rihapeshin me kapacitet 30 përqind, duke bërë që Operën e Sofja të vërë buqeta lulesh prej plastike dhe prej pëlhure në shumicën e vendeve prej pelushi të kuq.

"Ne interpretojmë përpara 250 spektatorëve, por është më mire kjo sesa të mos luash ose të interpretosh," thotë drejtori i Operës së Sofjes, Plamen Kartaloff.

Edhe ndërsa Evropa lufton me një valë të tretë të infeksioneve, pjesërisht për shkak të një numri mutacionesh që përhapen më lehtë, Kartaloff pret që opera të mbetet e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco