Japonia, thirrje Kinës: Ndalo testimet nga anusi mbi qytetarët tanë!

Japonia, thirrje Kinës: Ndalo testimet nga anusi mbi qytetarët tanë!

12:09, 01/03/2021

Japonia i ka kërkuar Kinës që të ndalojë bërjen e testeve anale për Covid-19  tek qytetarët japonezë pasi procedura shkakton dhimbje psikologjike, tha të hënën një zëdhënës i qeverisë.

Reuters njoftoi se sekretari i kabinetit Katsunobu Kato tha se qeveria nuk ka marrë përgjigje nëse Kina do të ndryshojë procedurën e testimit, kështu që Japonia do të vazhdojë të kërkojë nga Kina të ndryshojë mënyrën e testimit.

"Disa japonezë raportuan në ambasadën tonë në Kinë se atyre iu morën teste anale, të cilat shkaktuan një dhimbje të madhe psikologjike", tha Kato në një konferencë shtypi. Nuk dihej se sa qytetarë japonezë bënë teste të tilla për koronavirus, tha ai.

Disa qytete kineze po përdorin mostra të marra nga anusi për të zbuluar infeksionet e mundshme Covid-19 , pasi Kina po shton kontrollet për t'u siguruar që të mos i shpëtojë asnjë mbartës i mundshëm i koronavirusit.

Ministria e Jashtme e Kinës e mohoi muajin e kaluar që diplomatëve amerikanë në vend u kishte kërkuar të bënin teste nga anusi për Covid-19, pas raporteve të medias se disa ishin ankuar në lidhje me procedurën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco