Iran i thotë 'Jo' takimit jozyrtar me Uashingtonin mbi paktin bërthamor

Iran i thotë 'Jo' takimit jozyrtar me Uashingtonin mbi paktin bërthamor

12:09, 01/03/2021

Shtetet e Bashkuara shprehën zhgënjimin të Dielën që Irani i tha "jo"  një takim jozyrtar për të diskutuar, së bashku me fuqitë e tjera të mëdha, mënyrat për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 .

Sipas vëzhguesve, ky refuzim i Teheranit, i cili u zbulua nga Wall Street Journal, kërcënon të provokojë tensione të mëtejshme me Uashingtonin. "Ndërsa jemi të zhgënjyer me përgjigjen negative të Iranit, ne mbetemi të gatshëm të kthehemi në diplomacinë thelbësore për të arritur një kthim të ndërsjellë të pajtueshmërisë me marrëveshjen bërthamore, " tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi shtoi se Uashingtoni po konsultohej me katër anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Kina, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar - plus Gjermania, për të adresuar më mirë çështjen.

Ai vuri në dukje se Irani këmbëngul që Qeveria e Biden duhet të heqë të gjitha sanksionet e njëanshme të vendosura nga ish Presidenti Donald Trump , përpara se të vazhdojë në negociatat me Uashingtonin për bërthamën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco