Rreth 2 mijë e 500 raste të raportuara me variantet e COVID-19 në SHBA

Rreth 2 mijë e 500 raste të raportuara me variantet e COVID-19 në SHBA

11:59, 01/03/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 2 mijë e 463 raste të varianteve të koronavirusit që janë shfaqur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC paralajmëroi se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në të gjithë vendin – vetëm ato që janë zbuluar duke analizuar mostrat pozitive, shkruan CNN.

Varianti në Mbretërinë e Bashkuar: Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2 mijë e 400 janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua fillimisht në Britani. Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC, teksa rreth një e katërta janë në Florida.

Varianti i Afrikës së Jugut: Ka 53 raste të variantit B.1.351, që është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut, deri tani është raportuar në 15 shtete dhe Uashington.

Varianti i Brazilit: Së fundmi, 10 raste të variantit P.1 i cili fillimisht ishte shfaqur në Brazili, teksa janë zbuluar raste në pesë shtete të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco