Për herë të parë regjistrohet edhe diaspora në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë regjistrohet edhe diaspora në Maqedoninë e Veriut

13:42, 27/02/2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veirore Bujar Osmani, tregon se nga e hëna fillon regjistrimi, për herë të parë regjistrohet edhe diaspora. Së bashku me Drejtorin e ESHS-së Simovski prezantuan përgatitjet për nisjen e operacionit më të rëndësishëm statistikor në vend regjistrimi 2021.

Sipas tij roli i MPJ-së në 50 ditët në vazhdim do të jetë që nëpërmes të gjithë kanaleve të komunikimit t’i shpërndajë informacionet për regjistrim 2021, deri te secili shtetas i yni i cili jeton dhe punon jashtë vendit. Ky do të jetë prioriteti më i lartë i rrjetit tonë demokratik.  

"Diaspora është pjesë e pandashme e vendit. Regjistrimi 2021 është mënyrë për të demonstruar përgjegjësi dhe përkushtim në raport me diasporën. Kjo është mundësi e mirë të dëshmojmë kujdesin për qytetarët tanë jashtë vendit dhe të krijojmë kushte për bashkëpunim të përhershme, për komunikim të shpejtë dhe afërsi", th aminisri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco