Bitcoin shënon rekorde rritjeje, por ja çfarë po ndodh me pasurinë e Elon Musk

Bitcoin shënon rekorde rritjeje, por ja çfarë po ndodh me pasurinë e Elon Musk

12:05, 26/02/2021

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, pasi rënia më e madhe e çmimit të aksioneve të Tesla-s që nga shtatori, fshiu 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.

Rënia u nxit pjesërisht nga një postim i Musk që paralajmëronte se çmimet e Bitcoin dhe Ether po rriten, vetëm dy javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë të Bitcoin në llogarinë e saj.

Kjo gjë bëri që Musk të bjerë nga piedestali dhe vendin e parë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg e zuri themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Ndërkohë ju kujtojmë se, javët e fundit bitcoin ka shënuar një rritje historike. Tashmë ka kaluar mbi 48 mijë dollarë. Ndërkohë sot pësoi një rënie të lehtë, por pritet që të rritet sërish dhe të kapë 50 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco