Bombardimet në Siri, reagon Moska: Ju po bombardoni një shtet sovran

Bombardimet në Siri, reagon Moska: Ju po bombardoni një shtet sovran

10:54, 26/02/2021

Moskë - Rusia menjëherë reagoi ndaj lajmit se Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi sulme ajrore në Siri.

Senatori rus dhe përfaqësuesi i Këshillit të Federatës së Rusisë, Vladimir Jabarov, njoftoi se bëhej fjalë për bombardimin e një shteti sovran, njoftoi Sputnik.

"Ky sulm është kundër të gjitha ligjeve, Siria është një shtet sovran. Unë nuk përjashtoj mundësinë që Damasku zyrtar t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit me një kërkesë për të diskutuar këtë sulm në një seancë emergjente," tha ai.

Jabarov gjithashtu tha se kjo është një gjë shumë e rrezikshme dhe se mund të çojë në një përshkallëzim të situatës në të gjithë rajonin.

"E gjithë kjo mund të çojë në një konflikt në shkallë të gjerë," paralajmëroi Jabarov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco