Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

10:53, 26/02/2021

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor Zamfara të Nigerisë.

Sipas BBC, një mësues deklaroi se të paktën 300 nxënës u rrëmbyen gjatë sulmit në mëngjesin e së premtes.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin mirëpo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje.

Ky është rrëmbimi i fundit masiv që pati për cak shkollat.

Si rrjedhojë, njerëz të armatosur shpesh rrëmbejnë nxënës për të kërkuar shpërblime.

Të paktën 42 persona, përfshirë 27 studentë të cilët u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin qendror të Nigerit ende priten të lirohen.

Në dhjetor, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur dhe më vonë u liruan pas negociatave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco