KKSH: I pa pranueshëm çdo vendim diskriminues ndaj Komunës së Tuzit dhe banorëve të saj

KKSH: I pa pranueshëm çdo vendim diskriminues ndaj Komunës së Tuzit dhe banorëve të saj

15:01, 25/02/2021

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e ZI Faik Nika ka raguar pas  maave të reja dhe protestave në Tuz.

Sipas tij është i pa pranueshëm çdo vendim i organeve shtetërore, i cili nuk bazohet në argumente dhe fakte të qarta, i arsyetueshëm para qytetarëve të Komunës së Tuzit dhe i barabartë për të gjitha komunat në Malin e Zi.

"Çdo vendim i Qeverisë i pa argumentuar është i pa pranueshëm, tendencioz dhe kuptohet si diskriminim direkt ndaj Komunës së Tuzit dhe banorëve të saj, që është komuna e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi. Mbrojtja nga pasojat e Pandemisë Covid-19 është sfidë e të gjithve, po aq sa është edhe mbrojta e ekonomisë familjare dhe sfidave për mbijetesë", tha Nika.

Mbështëtje të plotë për Komunën e Tuzit, kryetarit Nik Gjeloshaj në mbrojtje të qytetarëve nga çdo llojë akti diskriminues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco