Al Kaeda tashmë ka një lideri të ri, i cili njihet me nofkën “Shpata e hakmarrjes” dhe që ka premtuar se do ta ribëjë grupin terrorist po aq të rrezikshëm sa ishte në kohën e Osama Bin Laden.
Sipas raportimeve të fundit, ish-gjenerali egjiptian, Saif al-Adel, ka marrë “fronin” nga Ayman Zawahiri dhe aktualisht është duke u fshehur në Iran.
Ish-lideri i organizatës terroriste humbi jetën vitin e kaluar, pas raportimeve për probleme me astmën dhe frymëmarrjen.
Tashmë, Saif ka marrë drejtimin dhe është në ndjekje nga agjencitë e inteligjencës në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka qenë i përfshirë në aktivitetet e Al Kaedas prej 30 vitesh dhe për kapjen e tij ka një shpërblim prej 7.5 milionë dollarësh nga autoritetet amerikane, për përfshirje në sulmet me bomba në ambasadat e Nairobit dhe Dar es Salaam.
© SYRI.net